Bota

VIDEO/ Shpërthimi i vullkanit në ishullin Java në Indonezi, një viktimë dhe 41 të plagosur! Hiri vullkanik mbulon zonën

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 41 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të vullkanit Semero në ishullin Java.

Pas shpërthimit zona u mbulua nga re të mëdha tymi dhe hiri.

Në një video të publikuar nga shërbimet e urgjencës shihen banorë përfshirë edhe fëmijë të cilët vrapojnë për të gjetur një vend më të sigurt, ndërsa re tymi dhe hiri kanë mbuluar fshatrat e afërta.

Nënkryetari i qarkut Lumajang, Idah Masdar tha gjatë një konference për shtyp se një person ishte vrarë dhe mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pas shpërthimit të vullkanit, ndërsa ‘lumenjtë’ e llavës derdheshin në fshatrat e tyre.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rusët u dërguan në bazën ajrore të Nigerit të pushtuar nga trupat amerikane
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *