Vizita e parë jashtë vendit, kancelari i ri gjerman pritet nga Macron në Paris
Kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, ndodhet sot në Paris, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, dy ditë pasi mori zyrtarisht detyrën.
Presidenti i Francës Emanuel Macron ka rezervuar një pritje të ngrohtë për liderin gjerman. Ata gjithashtu u zotuan për të mbajtur të fortë boshtin franko-gjerman.
“Katër vitet e fundit kam punuar me Angela Merkel për të gjitha këto çështje. Unë e di që do të vazhdojmë këtë bashkëpunim të ngushtë së bashku, i dashur Olaf, ” tha Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me të dy udhëheqësit.
Lexo më shumë Kongersisti amerikan Joe Wilson: Serbia nën Vuçiqin po kërcënon stabilitetin e rajonit
Scholz tha se takimi diskutoi se si Franca dhe Gjermania mund të punojnë së bashku për ta bërë Evropën më të fortë.
Rruga Press

