Lajme

Shembet hyrja e tunelit në rrugën e re Kardhiq-Delvinë

Dalja e tunelit të Skërficës, në anën e Delvinës, pjesë e rrugës Kardhiq-Delvinë është mbuluar nga dherat dhe gurët për shkak të një shembjeje të regjistruar këtë pasdite.

Sipas inxhinierëve të veprës, pritet që verifikimi teknik të kryhet nesër, për të parë nëse kemi të bëjmë me një dëm serioz apo një shembje prej reshjeve të shpatit, të vendosur mbi hyrjen e tunelit.

Lexo më shumë  Gërvalla: Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit

Tuneli me gjatësi 1613 metër u hap plotësisht pak muaj më parë, ndërsa në të gjithë aksin janë duke u kryer punime finale.

Ky aks, që nisi më shumë se një dekadë më parë pritet t’i shërbejë interesave të turizmit në këtë zonë por edhe banorëve të më shumë se 20 fshatrave në luginën e Kardhiqit dhe atë të Rrëzomës në Delvinë.

Lexo më shumë  Gërvalla mohon se heshti pas aktgjykimit të Speciales: I jemi futur punës – me kokë të ftohtë e pa shumë bërtitma po përgatitemi për betejën ligjore të radhës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *