Bota

Virusi jo më rrezik, Danimarka vaksinon 70% të popullatës dhe heq të gjitha kufizimet nga shtatori

Covid-19 nuk konsiderohet më një kërcënim për shoqërinë në Danimarkë. Konfirmimi vjen nga ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët. Për këtë arsye, qeveria e Kopenhagenit do të heqë të gjitha kufizimet për luftimin e pandemisë, duke nisur nga 10 shtatori.

Kjo erdhi si rezultat i ndërgjegjësimit të qytetarëve, pasi ky shtet ka vaksinuar 70 për qind të popullatës në total. Në deklaratën zyrtare, ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, thekson se niveli i imunizimit është rekord. Ai shton se “pandemia për momentin është nën kontroll”.

Lexo më shumë  Gjermania nënshkruan një marrëveshje mbrojtjeje me Poloninë

Megjithatë nënvizon se duhet treguar ende kujdes pasi ky sukses i vogël nuk do të thotë se rreziku është mposhtur.

“Nuk kemi dalë akoma nga pandemia”, thekson ministri danez. Gjithashtu paralajmërohet se qeveria e Kopenhagen nuk do të hezitojë të marrë menjëherë masat e nevojshme nëse Covid-19 do të rikthehet të kërcënojë funksionimin normal të shoqërisë.

Rruga Press

Lexo më shumë  G7-a zotohet për “mbështetje të palëkundur për Ukrainën”
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *