Art & Kulturë

“Luaneshat e Kodrës” – një përsiatje poetike për adoleshencën në një vend të harruar nga bota

Të paktë janë ata që kanë rrjete sociale dhe një pikë kurioziteti që nuk kanë dëgjuar për filmin e parë të regjisores 20 – vjeçare Luana Bajrami “Luaneshat e Kodrës”. Për ata që ky emër është i njohur, kujtojmë se ajo është edhe aktore, duke theksuar rolin  e saj

Filmi i cili premierën botërore e dha në festivalin e filmit në Kanë mori shumë vëmendje për historinë e tri vajzave në një fshat të largët të Kosovës, të cilat ndonëse i ndan një hendek i thellë me pjesë të tjera të botës, në dëshirat, nevojat e problemet e tyre, nuk dallojnë me adoleshente të tjera në cilindo vend.

“Luaneshat e kodrës” vjen si një poezi nostalgjike e ‘dhimbjeve’ të rritjes, që e sjellë nga një regjisore me prejardhje kosovare por të rritur në Francë, të kujton filmat francez, por me një prekje autentike të ekzotikës që mund të përfaqësojë një vend si Kosova.

Lexo më shumë  129 vite më parë lindi Haki Stërmilli, autori i romanit ‘Sikur t’isha djalë’

Qe (Flaka Latifi), Li (Era Balaj) dhe Jeta (Uratë Shabani) janë shoqe të ngushta të cilat ndihen të zëna në kurth në pamundësitë dhe mentalitetin patriarkal që u ofron fshati i tyrë. Ato ëndërrojnë atë çka shumica e adoleshentëve e kanë për të mirëqenë; mundësi për t’u argëtuar, për të vendosur për jetën e tyre dhe për të qenë të lirë nga autoriteti priindëror. Secila prej tyre duket sikur po kërkon t’I shpëtojë fatit që duket sikur i është paracaktuar, dhe të trija mendojnë se studimet në qytetin e madh janë ‘shkalla’ e tyre për të arritur qëllimin. Ndërkohë që presin rezultatet e provimit pranues ato vrasin kohën me argëtime të thjeshta.

Të nxitura herë nga pasioni për realizimin e këtyre dëshirave, e herë nga frika e mosrealizimit të tyre, vajzat ndihen ‘si luanesha të burgosura’. Është pasioni dhe mllefi i adoleshencës katalizatori i ngjarjve të mëtutjeshme të filmit, të cilat regjisorja ka arritur t’i shpërfaqë përmes një analize të thellë e të natyrshme. Të tri vajzat janë përplot me jetë brenda vetes dhe nuk mund të pranojnë faktin që jeta është paracaktuar për to. Përderisa Qe-në e pret salloni i frizeres së të ëmës,  punë që ajo e përqmon, për Li dhe Jetën e cila si jetime ka përfunduar duke jetuar me xhaxhain që e ngacmon seksualisht, ankthi është edhe më i madh. Mirëpo si luanesha të vërteta ato luftojnë me gjithë çfarë kanë për të marrë prapa atë që duket sikur bota u ka mohuar padrejtësisht.

Lexo më shumë  Dhjetë këshillat e Ukshin Hotit për shqiptarët

Si përfundim “Luaneshat e kodrës” përpos një rrëfim unik i një historie universal për vajzërinë, është një ‘poezi’ e bukur me fjalë, fotografi e karaktere fascionuese.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *