Lajme

Viktima e rrahjes së Radoiçiqit kishte përfunduar i shtrirë në spital në gjendje të rëndë

Ish-kryetari i komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksandar Spiriq, ishte rrahur brutalisht nga kryeterroristi Milan Radoiçiq në shtator të vitit që shkoi. Sot RTK’ja ka publikuar pamjet e momentit kur Radoiçiq kishte grushtuar Spiriqi.

Spiriq si shkak i rrahjes brutale shkoi të trajtohej një spital në Serbi në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lexo më shumë  Daut Haradinaj shprehet për një koalicion të opozitës me Vjosa Osmanin brenda, kundër Albin Kurtit

Radoiçiq e kishte thirrur Spiriqin në Kopaonik në hotelin “GREY” me qëllimin për ta rrahur brutalisht.

Ai dyshohet se e ka rrahur Aleksandër Spiriqin për interesa financiare.

Radoiçiq tashmë është në listën e të kërkuarve në INTERPOL për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

Aleksandar Spiriq ka ushtruar detyrën e kryetarit ilegal të Mitrovicës së Veriut nga viti 2020 deri në vitin 2023.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it

Në pamjet që ka publikuar RTK’ja, Spiriq shihet duke ia ofruar dorën për përshëndetje Radoiçiqit, teksa ky i fundit e grushton atë.

YouTube player