Lajme

Osmani flet për operacionin INTERFLEX : Mbetemi të bashkuar në mbështetjen për Ukrainën


Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, njofton 11 vende partnere qëndrojnë si një për të mbështetur Ukrainën në trajnimin e rekrutëve.

“Interflex, me seli në MB, ka trajnuar mbi 34,000 rekrutë ukrainas me ndihmën e partnerëve tanë, duke përfshirë edhe anëtarin më të ri Kosovën”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në platformën ‘X’.

Edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shkruar për operacionin Interflex në MB, anëtare krenare e të cilit është Kosova, tani janë trajnuar 34,000 rekrutë ukrainas.

Lexo më shumë  Qeveria frikë nga revolta, “blindohet” Kuvendi i Shqipërisë: Autobotë uji dhe forca të shumta policore

“Duke qëndruar krah për krah me aleatët tanë, ne mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën, si dhe për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në kontinentin tonë”, tha ajo.

Ndryshe një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në trajnimin e ushtarëve të Ukrainës që është mbajtur në Britaninë e Madhe.

Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni.

Lexo më shumë  BIRN: Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

Rruga Press

YouTube player