KryesoreLajme

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me drejtorin e ShSKUK, Elvir Azizi, si dhe drejtorët e dy klinikave morën pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri të Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë.

“Me këtë rast, Ministri Vitia tha se përmes këtij investimi do të sigurohen më shumë shërbime cilësore për qytetarët dhe potencoi se së shpejti do të shtohet shërbimi i Plazmaferezes, derisa po vazhdon edhe angazhimi që të ofrohet shërbimi për biopsinë e veshkës”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Orav pas takimit me Kurtin në prani të Sorensen: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa shtesë

Gjithashtu, për herë të parë në Klinikën e re të Hematonkologjisë do të mundësohet transplantimi i palcës kockore tek leukemitë akute, shërbim ky që deri më tani nuk është arritur të bëhet në Kosovë dhe se pacientët tanë nuk do të kenë më nevojë që të kërkojnë trajtim jashtë vendit për transplantimin autolog të palcës kockore.

“Me një sipërfaqe prej 3760 m² dhe me hapësira moderne për pacientët, vlera e investimit për këto dy klinika është 4,299,230.31 euro. Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për ofrimin e kushteve sa më të mira për qytetarët në institucionet e saja publike”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë rrugës evropiane
YouTube player