Lajme

Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e zhvilluar para Kuvendit, për lirinë e medias, në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Xama është shprehur se sot politika në Shqipëri ka vënë nën sulm median.

Ajo më tej shtoi se shenjat e para që gazetaria të rikthehet në shina është të hiqen kasetat e gatshme, dhe t’iu përgjigjen kërkesave për koment që i bëjnë gazetarët institucioneve publike.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në 25-të vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Drejtësia për të nuk ka filluar ende

“Dua të solidarizohem me të gjithë kolegët e mi pasi sot të bëhesh gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë. I bëj thirrje të gjithë politikanëve në vend që të jenë më tolerantë ndaj medias dhe të respektojnë lirin e saj. Shenjat se si respektohet liria nuk vijnë me konferenca për shtyp apo duke tentuar me botime që të marrin afër tyre organizata që janë në mbrojtje të gazetarëve.

Shenjat e para janë që të hiqen kasetat e gatshme, të kthejnë përgjigje ndaj kërkesave për koment që i bëjnë gazetaret institucioneve publike, fushatat dezinformuese apo deri në sulme me arme dhe dhunimin e gazetarëve,” tha ajo.

Rruga Press

YouTube player