ArgumentKryesore

(Video) Viti 2018, kur Rama i thoshte medias serbe se Gjykata Speciale është proces i pakthyeshëm

Në Forumin Ekonomik Botëror të vitit 2018, Davos, kryeministri Edi Rama ishte intervistuar nga mediat serbe. I pyetur për ngritjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, kreu i qeverisë ishte shprehur se ky është një proces i pakthyeshëm.

Ai në këtë intervistë shprehej se “është e rëndësishme të kesh gjithnjë një mendje të hapur ” dhe se “gjykata si e tillë nuk është në ndonjë lloj rreziku”.

Kryeministri Rama atëherë nuk e dinte se kush do të akuzohej nga Gjykata Speciale, por ai, si dhe presidenti i atëhershëm i Kosovës Hashim Thaçi, u përpoqën shumë që kjo gjykatë të themelohej.

Tani janë kundër saj edhe Edi Rama i cili përpiqet t’i tregojë shqiptarëve se është kundër rezloutës së Dick Martyt dhe kundër Gjykatës Speciale, por edhe Hashim Thaçi që për momentin gjendet i akuzuar nga kjo gjykatë.

Ose Rama i vitit 2018, ose ai i vitit 2022 ka gënjyer, në fillim duke e konsideruar atëherë Gjykatën Speciale proces të pandalshëm ndaj të cilës duhet të qasemi me mendje të hapur, kurse tani duke e konsideruar një turp ndërkombëtar që ra si fatkeqësi mbi shqiptarët. Kjo moskonsistencë e Ramës tregon që qëndrimet e tij të ndryshme janë joparimore. Ka mundësi që këto qëndrime të lidhen thjesht me faktin se në vitin 2018 nuk pritej që Hashim Thaçi të ishte i akuzuar. Kjo do të thoshte se qëndrimi i Ramës nuk lidhet me mbrojtjen e luftëtarëve, me mbrojtjen e luftës së drejtë, me mbrojtjen e interesit të shqiptarëve, por thjesht me mbrojtjen e mikut të tij persional Thaçi.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Më poshtë e gjeni intervistën e plotë të kryeministrit Rama në vitin 2018 për median serbe:

Edi Rama: “Sigurisht, Europa nuk është në formë e saj më të mirë, por lajmi I mirë është se është në një moment ndërgjegjësimi, rreth nevojës për të qenë në një formë më të mirë, kjo është një periudhë tranzicioni shumë inkurajuese nga një e kaluar e zymtë në diçka më të zakonshme në diçka më të ndritshme”.

-Po fjalimi i Kancelares Anxhela Merkel, a ishte gjithashtu inkurajues, si mendoni?

Edi Rama: “Ajo është gjithmonë inkurajuese. Ajo është e vetmja, e cila mbajti gjallë jo vetëm Europën, por edhe vlerat europiane, parimet europiane dhe ëndrrën europiane, duke qëndruar e fortë në një moment shumë të vështirë, kur Gjermania u përball me krizën dramatike të refugjatëve dhe ajo nuk luajti politikisht me këtë gjë”.

-Çfarë prisni nga vizita e Presidentit Trump nesër dhe pasnesër?

Edi Rama: “Po, po pres me kuriozitet të dëgjoj Presidentin dhe jam shumë shpresëplotë që, përsëri, ajo çfarë thashë për Europën është e njëjtë për SHBA-në, janë dy aleatët e mëdhenj strategjikë të Shqipërisë, por janë dy faktorë të mëdhenj, unë mendoj, në të gjithë rajonin. Është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të luajnë një rol strategjik në rajonin tonë, si edhe shtetet vetë të ecin drejt një të ardhmeje më të mirë”.

-A prisni ju që Serbia dhe Shqipëria do të hyjnë së bashku në BE, apo ka disa parashikime që ndoshta Serbia mund të hyjë në BE para Shqipërisë, Çfarë mendoni për këtë?

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Edi Rama: “Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara, sepse Serbia tashmë është duke negociuar dhe ne jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshme, le të themi. Po, ne duam shumë të kemi një ecuri shumë më të shpejtë, le të themi, dhe pse jo të jemi thjesht në të njëjtën pozitë në të ardhmen dhe pse jo të hyjmë në BE së bashku, me presupozimin që Serbia të njohë Kosovën”.

-A prisni ju që të ngrihet Gjykata Speciale dhe të filloje punën në Kosovë?

Edi Rama: “Unë mendoj që është një proces i pakthyeshëm, edhe pse mendoj së është e rëndësishme të kesh gjithnjë një mendje të hapur në lidhje me çfarë është më e mira dhe çfarë mund të përmirësohet. Kështu që nuk mendoj se ideja dhe gjykata si e tillë është në ndonjë lloj rreziku dhe nëse ka një debat rreth përmirësimit është një debat i mirë”.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *