Bota

Ushtria ukrainase me ofenzivë masive në Kherson, furnizimet ruse në pikëpyetje serioze

Në rajonin e Khersonit të pushtuar nga Rusia gjatë 48 orëve të fundit kanë nisur luftime shumë të ashpra, teksa forcat ukrainase vazhdojnë kundërofensivën e tyre dhe me Moskën që po përballet me një “bllokadë të konsiderushme ushtarake dhe politike”, kanë raportuar shefat e mbrojtjes britanike.

Trupat ruse besohet se po bombardojnë pozicionet ukrainase me sulme artilerie duke u përpjekur për të ngadalësuar përparimin ukrainas përgjatë lumit Ingulets në jug të Ukrainës, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.

Linjat e furnizimit të forcave ruse në perëndim të lumit të madh Dnipro ishin “gjithnjë e më shumë në rrezik”, shtoi Ministria e Mbrojtjes.

Sulmet ukrainase kishin shkaktuar dëme të mëtejshme në urën me rëndësi të veçantë strategjike, ura Antonivskyi – një nga vetëm dy pikat e kalimit të forcave ruse në territorin që ata kanë pushtuar në bregun perëndimor të Dnipros.

Lexo më shumë  Rritet në 34.488 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Të mërkurën, bombardimet ukrainase dëmtuan rëndë urën, thanë autoritetet rajonale të instaluara nga Moska në Kherson.

Ura ka qenë një objektiv kyç për forcat ukrainase në ditët e fundit, me Kievin që ka qenë duke përdorur raketa me precizion të lartë të sjella nga SHBA-ja, në përpjekje për ta shkatërruar atë.

Pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga ukrainasit, Ministria e Mbrojtjes tha se Rusia kishte kryer disa riparime të përkohshme dhe ura ishte “pothuajse e hapur për lëvizje”.

Lexo më shumë  Ushtria ruse ‘ka humbur’ 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë – humbje të mëdha edhe në armatim

Ministria e Mbrojtjes tha: “Nuk ka qenë e mundur të verifikohen pretendimet e zyrtarëve ukrainas se Rusia po përgatitet të ndërtojë një urë alternative ushtarake mbi Dnipro.

“Ushtria ruse ka prioritet ruajtjen e urës me rëndësi ushtarake, por çdo përpjekje për të ndërtuar një vendkalim në Dnipro do të ishte një operacion me rrezik shumë të lartë.

“Nëse kalimet në Dnipro do të bllokoheshin dhe forcat ruse në Khersonin e pushtuar do të ndërpriteshin, do të ishte një pengesë domethënëse ushtarake dhe politike për Rusinë.”

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *