Lajme

(Video) Vazhdojnë praktikat monstruoze të gjuetisë së kafshëve; kurthe, helmime…

Qendra e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ka dalë me një denoncim ku shpreh se në Shqipëri, pavarësisht moratoriumit gjuetia e kafshëve vazhdon.

Jo vetëm kaq, por praktikat që përdoren janë çnjerëzore, të tilla si vendosja e kurtheve, vendosja e lakut, helmimi, etj.

Më poshtë gjeni denoncimin e plotë të PPNEA, bashkë me videon ku duken kafshë si ujku apo ariu që kanë rënë pre e këtyre praktikave të ndaluara rreptësisht:

KURTHET DEMTOJNË KAFSHËT E EGRA

Sanksionet për ndalimin e plotë të gjuetisë në Shqipëri janë vendosur që prej vitit 2014, dhe me zgjatjen e moratoriumit, ato do të vazhdojnë edhe për 5 vite të tjera.

Por në realitet siç shihet edhe në pamjet e marra nga kamerat tona kurth, gjuetia e paligjshme si dhe përdorimi i metodave të ndryshme të vrasjes së kafshëve të egra, si kapja me kurthe, me lak, helmimi etj. nuk kanë ndaluar gjatë periudhës së moratoriumit.

Në rastet e shfaqura në video, një ujk pasi kishte rënë në kurthet me lak, ka mundur të shpëtojë, por fatkeqësisht i lënduar. Njësoj edhe ky individ ariu, duket të ketë njërën nga këmbët të prerë nga kurthet e vendosura për kapjen e tij.

Përballë situatave të tilla, PPNEA kërkon zbatimin e kuadrit ligjor për gjuetinë dhe jetën e egër, dhe mbrojtjen e faunës nga metodat paligjshme.

©Rruga Press

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Siguria e brishtë, por jemi gati t’i përgjigjemi çdo sfide
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *