Lajme

(Video) Tifozët e Trepçës me gjest fisnik: Çojnë në stadium, foton e minatorit Petrit Januzi, që ndërroi jetë

Ditë më parë, në moshën 36 vjeçare ka ndërruar jetë minatori i minierës Trepça, Petrit Januzi. Petriti ishte një djalë që gëzonte respekt të madh në gjithë qytetin e tij të lindjes, e kjo gjë u dëshmua sërish mbrëmë, shkruan Syri Kosova.

Në ndeshjen mes Trepçës dhe Yllit, në nder të Petritit, u ngrit fotografia e tij nga tifozët, duke e përshëndetur jetën dhe kontributin që i ndjeri ka dhënë për qytetin e tij.

Lexo më shumë  FSK-ja zhvillon trajnime me ushtrinë turke për përdorimin e automjeteve luftarake Vuran

Një gjest i tillë është për t’u vlerësuar, Petriti pushoftë në paqe.

Kujtojmë që Petriti është vëllai i reperit të njohur kosovar, Nitti Bronx.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *