Lajme

(VIDEO) Si i mashtroi shqiptarët Rama në 2013-n: “Edhe Enver Hoxha të ngjallej nuk do prishte shtëpi”

Partia Demokratike e ka nisur ditën e sotme me një deklaratë lidhur me shembjen e shtëpive te “5 Maji.”

Në deklaratë thuhet se shqiptarët janë mashtruar nga Edi Rama para çdo palë zgjedhjesh me pretendimin se do t’i legalizohen shtëpitë.

Por sot, Edi Rama po i nxjerr në rrugë shqiptarët, pasi sipas PD, qeverisë nuk i bëhet vonë për qytetarët.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Deklarata e PD

Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do tu legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i 5 majit, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallzuar penalisht Erjon Veliajn.

Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete.

Edi Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Rruga Press

YouTube player