Lajme

Arrestohet noterja në Tiranë që u merrta para qytetarëve përmes mashtrimit

Një notere është arrestuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre në Tiranë. Noterja e prangosur është me inicialet R. K., e moshës 40 vjeç.

Sipas policisë, noterja gjatë ushtrimit të detyrës në vitin 2021 duke shpërdoruar detyrën ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm. Nuk jepen detaje nga skema e mashtrimit nëpërmjet së cilës noterja i merrte para qytetarëve, ndërkohë në nëntor të vitit të kaluar, noteres iu vu tritol në makinë.

Lexo më shumë  Kurti: Njohja ndërkombëtare e AKA-së, dëshmi se Republika e Kosovës po flet gjuhën universale të cilësisë, besueshmërisë dhe dijes

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë