Bota

Shpërthimi në anijen nigeriane të naftës ngjall frikën për rrjedhje të mëdha

Një anije me një kapacitet magazinimi prej dy milionë fuçi nafte ka shpërthyer në brigjet e shtetit Delta të Nigerisë jugore, duke rritur frikën për një fatkeqësi mjedisore dhe shqetësime për fatin e ekuipazhit të saj.

Shebah Exploration & Production Company Ltd bëri të ditur të enjten se flakët kishin përfshirë Trinity Spirit pas shpërthimit një ditë më parë. Anija lundruese e prodhimit, magazinimit dhe shkarkimit mund të përpunojë deri në 22,000 fuçi naftë në ditë, sipas faqes së internetit të operatorit.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Imazhet e publikuara nga mediat lokale treguan tym të zi të dendur që dilte nga një anije që po fundoset e përfshirë nga flakët.

Anija ndodhej në terminalin Ukpokiti, përgjatë bregut të rajonit të pasur me naftë, Delta e Nigerisë.

Tiby Tea, kryetar i Unionit Detar për Autoritetin e Porteve nigeriane në Warri, konfirmoi se dy varka të dërguara në anije nuk mund të gjenin askënd.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

“Për momentin nuk ka viktima të raportuara, por ne mund të konfirmojmë se kishte 10 anëtarë të ekuipazhit në bordin e anijes përpara incidentit”, ka thënë në një deklaratë shefi ekzekutiv i SEPCOL, Ikemefuna Okafor.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e aksidentit, tha ai, duke shtuar se kompania po punonte për të “frenuar situatën”.

Rruga Press

YouTube player