Lajme

(Video) Shpëtimtarët nga Kosova shpëtojnë nga rrënojat një 3-vjeçare në Turqi

Shpëtimtarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njoftuan se kanë arritur që të shpëtojnë një vajzë 3-vjeçare, që ishte bllokuar nën rrënoja në Hataj të Turqisë.

Nga tërmetet e fuqishme më 6 shkurt në Turqi dhe Siri, mbi 35.000 persona kanë vdekur.

Pavarësisht se ka kaluar kohë e gjatë që nga tërmetet, ekipet e shpëtimit ende po nxjerrin persona të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim po ashtu një ditë më parë ka ndihmuar në shpëtimin e një 26-vjeçareje në Hataj.

Përveç pjesëtarëve të kësaj shoqate, në Turqi është edhe një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky kontingjent përbëhet nga specialistët e kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen të kërkim-shpëtimit.

Pjesëtarët e FSK-së deri më tani kanë arritur të shpëtojnë katër persona, që kishin qenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Pas tërmeteve prej 7.8 ballësh dhe 7.5 ballësh – që u përcollën edhe me goditje të tjera të fuqishme – në Turqi mbi 70 shtete nga e mbarë bota kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *