Bota

Putini ndërtoi një rrjet të fshehtë hekurudhor – trenat po i preferon para aeroplanëve shkaku i frikës

Një rrjet sekret hekurudhor raportohet se të dërgon në rezidencat kryesore të presidentit rus, Vladimir Putin, njoftoi “Dossier Centar”. Supozohet se Putini filloi të favorizojë transportin hekurudhor për arsye sigurie.

Në vjeshtën e vitit 2022, një stacion hekurudhor u zbulua pranë fshatit Dolgie Borody në Parkun Kombëtar Valdai, vendbanimi më i afërt me rezidencën e Putinit. Tre banorë vendas thanë se stacioni dhe linja speciale hekurudhore janë ndërtuar vetëm për kreun e shtetit dhe rojet nuk lejojnë askënd t’i afrohen gardhit.

Më parë, hekurudha pranë Valdait ishte në gjendje të tmerrshme, treni në të mund të lëvizte me një shpejtësi prej 15-25 km/h. Kur filluan përgatitjet për riparimin e hekurudhës drejt rezidencës në Valdai, fillimisht u rinovua ajo ekzistuesja. Sipas imazheve satelitore, stacioni dhe hekurudha janë ndërtuar në vitin 2019.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Stacioni i dytë në Novo-Ogarjovo u shfaq në vitin 2015. Ndodhet 400 metra nga rezidenca në Podmoskovlje. Toka nën stacion u morr nga një pronar privat dhe iu dha Shërbimit Federal të Mbrojtjes me vendim të kryeministrit të atëhershëm rus, Dmitry Medvedev.

YouTube player

Për të ndalur trenat në rezidencën e tretë në Sochi “Bocharov Ruchey” në vitin 2017 u shfaq një linjë e re hekurudhore, i cili fshihet prej një gardhi të lartë.

Treni i blinduar i Putinit është i vendosur në depon e stacionit Moskva-Kalanchevskaya, ku ka një stacion të mbyllur për VIP-at. Ky stacion special është ende duke punuar, rrethoja e lartë është përforcuar me tela me gjemba. Në vitin 2017, një rrugë e re u vendos direkt në platformën e stacionit VIP në Kalançevka. Treni special i presidentit i përket kompanisë Grand Service Express, e cila është e lidhur me mikun e ngushtë të Putinit, Yuri Kovalchuk.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Putin filloi të udhëtonte më shpesh me tren të blinduar në vend të aeroplanit, veçanërisht që nga vjeshta e vitit 2021, kur ushtria ruse filloi të përgatitej në mënyrë aktive për pushtimin e Ukrainës. Pas fillimit të luftës, ai e shfrytëzon atë gjithnjë e më shpesh.

Putini mund të ketë favorizuar trenin e blinduar për arsye sigurie. Ndryshe nga një aeroplan, është më e vështirë të gjurmosh një tren sepse nuk ka shërbime të gjurmimit të trenave të pasagjerëve në kohë reale. Treni i blinduar ka një dhomë fjetjeje dhe një për punë dhe një lokomotivë speciale. Nga jashtë, treni i blinduar është i ngjashëm me një tren të zakonshëm ndërsa pajisjet speciale janë instaluar në çati.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *