(Video) Qytetarët në protestë, policët të gjithë të pajisur me maska anti-gaz
Protesta kundër çmimi të lartë të karburanteve dhe produkteve ushqimore në Tiranë po vijon e qetë dhe me fjalime nga ana e qytetarëve.
Të gjitha pamjet tregojnë se pjesëmarrja është masive, me pjesëmarrje edhe më të madhe qytetare se sa ditët e kaluara.
Lexo më shumë Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd
Nga pamjet që siguron Rruga Press, forcat policore që po qëndrojnë mes protestuesve dhe objektit të kryeministrisë janë të gjithë të pajisur me maska anti-gaz, diçka që nuk ishte tre ditët e para të protestës.
A është ky një sinjal se policia e shtetit sot ka marrë vendimin që të hedhë gaz lotsjellës drejt protestuesve, pavarësisht se nuk ka asnjë shenjë dhunë që detyron forcat e rendit të marrin masa më drastike?

