BotaKryesore

(Video) Putini shtrëngon fort tavolinën gjatë takimit, dyshime serioze rreth shëndetit të tij

Shëndeti i Vladimir Putini është vënë sërish në pikëpyetje pasi një video e shfaqte atë duke shtrënguar fort tryezën, gjatë një takimi me ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu.

Pamjet kanë ndezur aludime për shëndetin e tij dhe thuhet se është përkeqësuar që kur ai filloi pushtimin e Rusisë në Ukrainë, më 24 shkurt.

Në pamjet e postuara në internet nga Kremlini, presidenti rus 69-vjeçar kap me dorën e djathtë cepin e tavolinës sapo ulet për takimin dhe e mban atë deri në fund të bisedës.

Putini mund të shihet edhe duke mbajtur me ndërprerje skajin e tryezës me dorën e majtë, teksa Shoigu i lexon atij një deklaratë për Mariupolin – ku janë të ngujuar deri në 120,000 njerëz. Rusia njoftoi të enjten se do të bllokonte fabrikën e çelikut Azovstal, e cila është pikëmbështetja e fundit e ukrainasve në qytetin e rrethuar.

Lexo më shumë  NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë

Presidenti rus tha se dëshironte të përgëzonte trupat e tij për “çlirimin” e qytetit të Detit të Zi në jug të Ukrainës – i cili ka pësuar disa nga sulmet dhe gjakderdhjet më të këqija gjatë pushtimit. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se pretendimi i Putinit për marrjen e qytetit ishte “dezinformim”.

Pamjet tregojnë gishtin e madh të djathtë të Putinit duke lëvizur vazhdimisht, teksa ai dëgjon ministrin e tij të mbrojtjes dhe prej kësaj mendohet se ai po përpiqej të fshihte një dridhje tipike të sëmundjes së Parkinsonit.

Sir Richard Dearlove – ish-kreu i MI6 – dhe profesori Gwythian Prins – më parë këshilltar i NATO-s – kanë pohuar se Putini ka shfaqur shenja të çrregullimit progresiv të sistemit nervor.

Në video shihet se Putini lëviz këmbët lart e poshtë, shfaqet i shqetësuar dhe i tensionuar dhe pastron fytin disa herë teksa dëgjon ministrin e tij të mbrojtjes – i cili thuhet se pësoi një atak në zemër kohët e fundit, në moshën 66-vjeçare.

Lexo më shumë  Osmani: Është thjesht çështje kohe, Kosova do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Poashtu, presidenti rus rri paksa i përkulur, me shtyllën kurrizore të ngjeshur në pjesën e pasme të karriges, ndryshe nga Shoigu, i cili duket se është ulur më drejtë dhe pa nevojën për ndonjë mbështetje.

Anders Aslund, një autor dhe ish-këshilltar për Rusinë dhe Ukrainën tha se të dy burrat dukeshin sikur nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Takimi me Shoigun nuk përbën herën e parë kur Putini shihet duke kapur një tavolinë gjatë një takimi. Të enjten, ai u kap duke mbajtur cepin e një tavoline gjatë një takimi me Nikolay Tokarev, presidentin e Transneft, një kompani ruse e tubacioneve të naftës e kontrolluar nga shteti.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *