Bota

(Video) Protestuesit djegin trenat në Indi

Anembanë Indisë, duke përfshirë Biharin dhe Telanganën, janë përballur me protesta të mëdha kundër një plani të qeverisë për rekrutimin në ushtri, shkroi BBC të shtunën.

Skema e re Agnipath synon personat e moshës 17.5 deri në 21 vjeç. Kandidatët e suksesshëm do t’i bashkohen shërbimeve të armatosura për katër vjet, pas së cilës vetëm një e katërta e tyre do të mbahen në ushtri.

Lexo më shumë  Akuzohet se financoi fushatën zgjedhore me fonde nga regjmi i Gadafit në Libi, nis gjyqi ndaj ish-presidentit francez Nicola Sarkozy

Protestuesit thonë se plani i qeverisë për të punësuar ushtarë të përkohshëm do të zvogëlojë shanset e tyre për të marrë punë të përhershme ushtarake, të cilat garantojnë paga dhe pensione.

Qeveria thotë se reformat do të reduktojnë papunësinë dhe shpenzimet ushtarake dhe ka premtuar të krijojë qindra mijëra vende të tjera pune për të rinjtë e Indisë.

Lexo më shumë  Justin Trudeau njofton dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *