Bota

Pezullohet dërgimi i dronëve të avancuar amerikanë në Ukrainë, frikë se bien në duart e rusëve

Dërgimi i katër dronëve UAV nga qeveria amerikane për në Ukrainë është pezulluar përkohësisht, për shkak të shqetësimeve se pajisjet e avancuara që ata mbajnë mund të bien në duart e armikut.

Plani për të dërguar katër mjete ajrore pa pilot MQ-1C Grey Eagle të pajisura me raketa tokë-ajër Hellfire në Ukrainë në javët e fundit u raportua nga agjencia më herët. Kostoja e secilës njësi të këtij sistemi armësh është rreth 10 milion dollarë.

Lexo më shumë  BE-ja sanksione të reja ndaj Rusisë pasi Hungaria dhe Sllovakia hoqën veton

Kundërshtimi teknik për dërgimin e dronëve u ngrit gjatë një ekzaminimi më të plotë nga Pentagoni, i cili është përgjegjës për parandalimin e rënies së teknologjisë në duart e armikut. Dërgesa u miratua fillimisht nga Shtëpia e Bardhë.

Bëhet fjalë për mundësinë që pajisjet e radarit dhe vëzhgimit në pronësi të UAV-ve të bien në duart e Rusisë.

Shitja e katër UAV-ve, të cilët ishin të destinuara për ushtrinë amerikane, është në shqyrtim në nivelet e larta të Pentagonit, por është e paqartë se kur do të merret një vendim. Një zgjidhje do të ishte zëvendësimi i radarëve dhe sensorëve me më pak të sofistikuar, por kjo mund të zgjasë muaj, sipas një burimi.

Lexo më shumë  Irani thotë se ka sulmuar tri anije në Hormuz, dy prej tyre i ka sekuestruar

Nëse shitja miratohet përfundimisht, Kongresi Amerikan teorikisht ka potencialin ta bllokojë atë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *