Bota

Bombardimet bllokojnë 77 minatorë në rajonin e Donetskut

Bombardimet kanë bllokuar 77 minatorë në një minierë qymyri në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA të shtunën.

Minatorët mbetën të bllokuar nën tokë pasi u ndërpre energjia në minierën Zasyadko.

“Si rezultat i bombardimeve energjia në minierën Zasyadko në Donetsk u ndërpre, 77 minatorë mbeten nën tokë”, shkruan RIA, duke cituar mbrojtjen territoriale të rajonit separatist të mbështetur nga Rusia.

Lexo më shumë  Franca ndaloi anijen ruse të naftës që ishte nën sanksione ndërkombëtare

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë të shtunën se Rusia ka rinisur përpjekjet e saj për të avancuar në jug të qytetit lindor të Ukrainës, Izium, në 48 orët e fundit.

Në Twitter, ajo tha se qëllimi i saj ishte të depërtonte më thellë në rajonin e Donetskut dhe të vinte nën kontrollon Severodonetskun, i cili ka dëshmuar luftime intensive, nga veriu.

Lexo më shumë  Vrasja e palestinezëve është “kënaqësi”: Dëshmi tronditëse nga ushtarët izraelitë në Gaza

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *