KryesoreLajme

(Video) Policia e Kosovës gjen laboratorin e drogës në veri të Mitrovicës, reagon ministri Sveçla

Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator të drogës në veri të Mitrovicës, ka treguar ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky zbulim është një sukses i policisë.

“Ky është aksioni i dytë i suksesshëm i Policisë në veriun e vendit vetëm brenda kësaj jave pas atij për bllokimin e rrugëve të kontrabandës”.

Lexo më shumë  Kurti përkujton masakrat në Pejë: Serbia duhet të japë përgjegjësi

Postimi i plotë në Facebook:

Sot u shënua edhe nje sukses i Policisë së Kosovës.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës zbulohet edhe nje laborator droge në veriun e Mitrovicës dhe mbi 30 kg lëndë narkotike marihuanë teksa dy të dyshuar shtetas të Kosovës me etni serbe janë arrestuar.

Ky është aksioni i dytë i suksesshëm i Policisë në veriun e vendit vetëm brenda kësaj jave pas atij për bllokimin e rrugëve të kontrabandës. Ashtu siç jemi zotuar se do të luftojmë kriminalitetin në çdo cep të Republikës do të vazhdojmë pa pushim, pa kompromis. Vendi ynë do të bëhet vend i qetë dhe i sigurt për gjithë qytetarët e saj.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ahmeti: Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *