KryesoreLajme

Skandal/ Kryeministri Rama e deklaroi të vrarë, shqiptari në Ukrainë lajmërohet i gjallë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në konferencë për shtyp se siç ishte informuar edhe nga mediat një djalë shqiptar, i veshur ushtar dhe pjesë e trupave ukrainase kishte humbur jetën.

“Përveç një informacioni të fundit që morëm për një djalë që në mos gabohem, në një nga mediat tuaja që ishte i vrarë, si person i veshur ushtar, apo pjesë e ushtrisë. Ishte një djalë shqiptar që jetonte në Ukrainë dhe bashkëjetonte apo ishte i martuar me një shtetase ukrainase. Por jetonte atje prej kohesh”, tha Rama.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Në media u fol për Emanuel Bazanjin nga Elbasani, i cili prej kohësh është pjesë e ushtrisë ukrainase.

Gazetari Muhamed Veliu ka mundur të ketë një komunikim të shkurtër me shqiptarin Emanuel Bazanji, i cili tërësisht vullnetarisht, përmes një iniciative personale e private i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës dhe është pozicionuar në mbrojtje të Kievit.

“Mirë jam. Gjallë…. “, është përgjigja e tij.

Më tej Emanueli tregon se çfarë është duke ndodhur në repartin ushtarak ku ai shërben si pjesë e legjionit Gjeorgjian.

“U bombarduam sot me aviacion dhe helikopter“, shkruan Emanueli, i cili thekson se ndodhet në një situatë të rrezikshme.

Emanueli thotë se i duhet ta fikë telefonin pasi sistemi GPS i telefonit ‘smart’, mund të shërbejë për rusët në identifikimin e vendndodhjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *