Lajme

(Video) Përplasje Kim-Rama për kryetarin e SPAK-ut? Yuri Kim “zbarkon” në mbledhjen e KLP-së

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka “zbarkuar” në mbledhjen e KLP ku po dëgjohen kandidatët për kreun e SPAK dhe do të votohet për të zgjedhur drejtuesin e ri të këtij institucioni. 

Prania e Kim në sallë është e paprecedent dhe mund të lexohet si presion mbi anëtarët e KLP. 

Ditët e fundit ka patur një përplasje në distancë mes ambasadores dhe kreut të qeverisë, Edi Rama. 

Lexo më shumë  Il Fatto Quotidiano: Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria në drejtimin e Ramës cilësohet narko-shtet nga gazetarët italianë

Kim ka bërë thirrje që të mos ketë ndërhyrje në procesin e zgjedhjes së SPAK, duke sugjeruar kështu që ka persona të interesuar për të kapur SPAK-un, duke lënë të hapur aludimin se personi nga vjen presion për të përzgjedhur kandidatin “e preferuar” mund të jetë vetë kryeministri Rama.

Edi Rama ka kërkuar që askush të mos ndërhyjë, përfshirë edhe ambasadën amerikane dhe u ka bërë thirrje anëtarëve të KLP të mos dëgjojnë askënd për këtë çështje. 

Lexo më shumë  Hapet tenderi për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Ka patur aludime nga anlistë dhe media se kandidati që mbështet Kim dhe ambasada amerikane është Altin Dumani. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *