Bota

VIDEO/ Pamje të rënda, momenti kur ushtarët rusë vrasin çiklistin ukrainas në Bucha

Një video që tregon një çiklist civil duke u vrarë nga ushtarët rusë në Ukrainë u publikua nga New York Times.

Pamjet janë nga Bucha gjatë pushtimit rus të kësaj periferie të Kyivit, shkruan gazeta prestigjioze amerikane.

Pamjet tregojnë një burrë me biçikletë duke lëvizur në rrugë. Më pas ai zbret për të ecur nëpër skaj të rrugës. Në drejtim të tij qëllojnë disa breshëri mjetesh të blinduara. Pas kësaj, në vendngjarje shihet pluhur dhe tym.

Lexo më shumë  Gjermania forcon mbrojtjen kundër dronëve dhe sulmeve kibernetike

Pamjet, të regjistruara në fund të shkurtit, u incizuan nga ushtria ukrainase dhe u verifikuan në mënyrë të pavarur nga NYT. Trupi u gjet në të njëjtin vend pasi forcat ruse u tërhoqën nga ajo zonë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Trafiku detar në Hormuz bie në nivelin më të ulët që nga maji - Kalojnë vetëm 10 anije në ditë pas sulmeve ShBA-Iran
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *