Bota

Shefi i Administratës Ushtarake: Gjatë natës Rusia goditi depon e naftës në Dnipropetrovsk

 Natën, ushtria ruse filloi disa sulme ajrore në rajonin e Dnipropetrovsk ku ka goditi një depo nafte dhe një fabrikë. Sipas medias ukrainase Ukrinform, Shefi i Administratës Ushtarake Rajonale të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko tha nëpërmjet një shkrimi në Telegram së gjatë natës është goditur depoja e naftës nga forcat ruse.

Lexo më shumë  Anulohen bisedimet SHBA-Iran që pritej të zhvilloheshin sot në Zvicër

“Nata ishte alarmante dhe e vështirë. Armiku sulmoi rajonin tonë nga ajri dhe goditi depon e naftës dhe një nga impiantet. Depoja e naftës me karburant u shkatërrua. Shpëtimtarët vazhdojnë të luftojnë flakët në uzinë. Ka një zjarr të madh Karburanti po digjet”, –ka shkruar ai.

Nuk dihet nëse kanë mbetur viktima por sipas Reznichenko po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Më 30 Mars, një sulm raketor rus shkatërroi edhe një depo nafte në Dnipro, por fatmirësisht nuk u raportua për viktima.

Lexo më shumë  Konservatorët britanikë i fitojnë zgjedhjet lokale në Skoci

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *