Lajme

(Video) “Ne marrim vendime dhe nuk ju pyesim fare”, si i kërcënoi ministrja e Arsimit studentët e mjekësisë

Në kulmin e debatit për ligjin e studentëve të mjekësisë që i detyron ata të nënshkruajnë një kontratë për të mos u larguar nga Shqipëria pas përfundimit të studimeve, një video e ministres së Arsimit po qarkullon, e cila ka thënë se “në qoftë se thoni se e meritoni ne marrim vendime dhe nuk ju pyesim fare”.

Videoja është bërë gjatë konsultimeve që ministria pretendon se ka bërë me studentët pikërisht për këtë çështje.

Në video shihet ministrja e Arsimit me disa përfaqësues të tjerë, ndërsa përballë ka një grup studentësh.

Lexo më shumë  Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan  

Në momentin që ministrja ka deklaruar se “ne marrim vendim dhe nuk ju pyesim fare” kanë reaguar edhe studentët e pranishëm në këtë takim. Në video dëgjohet një prej studentëve që thotë “ju e keni praktikë që nuk pyesni”.

Kujtojmë që Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka miratuar me 9 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim, projekt/ligjin për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë, dhe tashmë pritet votimi i tij në parlament.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

Pas konsultimit tre javorsh në komisionet parlamentare të Edukimit dhe të Ligjeve, pritet që në seancen e sotme, të fundit për këtë legjislaturë, të miratohet drafti për studentët e mjekësisë që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri deri në 5 vite pas diplomimit.

Rruga Press

YouTube player