Bota

Rusia: Të gjitha anijet që udhëtojnë në portet e Ukrainës do të konsiderohen si palë në konflikt

Rusia thotë se të gjitha anijet që udhëtojnë në portet ukrainase në Detin e Zi do të konsiderohen transportues të pajisjeve ushtarake nga e enjtja, disa ditë pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi. Ministria ruse e mbrojtjes tha se do të “identifikojë  vendet e anijeve të tilla të konsideruara palë në konfliktin ukrainas”. 

Zyrtarët amerikanë kanë informacione që tregojnë se Rusia ka vendosur mina shtesë detare në afrimet drejt porteve të Ukrainës, thotë Adam Hodge, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. “Ne besojmë se kjo është një përpjekje e koordinuar për të justifikuar çdo sulm kundër anijeve civile në Detin e Zi dhe për të fajësuar Ukrainën për këto sulme”, tha ai.

Këto zhillime erdhën pasi porti i Detit të Zi, Odesa, pësoi një “natë ferri” të dytë sulmesh, me Rusinë që i shënjestronte objektet e grurit dhe infrastrukturën portuale.

Sulmet ishin një përpjekje për të ndaluar grurin ukrainas të arrinte në tregjet botërore, thotë Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Ndërkohë, zhvillimet tjera në dhe rreth luftës në Ukrainë, janë si në vijim:

Një video është shfaqur në të cilën shihet shefi  i mercenarëve të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, duke iu drejtuar luftëtarëve të tij në Bjellorusi dhe duke i quajtur përpjekjet e luftës ruse në Ukrainë një “turp”, në pamjet e para të kryekomandantit rus që u shfaq që nga rebelimi i tij muajin e kaluar.

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

Në të, Prigozhin thotë se Wagner nuk do të luftojë më në Ukrainë dhe do të shkojë në Afrikë. “Ajo që po ndodh në front [në Ukrainë] tani është një turp në të cilin ne nuk kemi nevojë të marrim pjesë”, tha ai. “[Ne do të] presim momentin kur të mund ta provojmë veten plotësisht.”

Vladimir Putin do të marrë pjesë në samitin BRICS në Afrikën e Jugut muajin e ardhshëm përmes video-konferencës mes spekulimeve se ai mund të ndalohet sipas një urdhër-arresti të gjykatës penale ndërkombëtare për arrestimin e tij për krime lufte në Ukrainë, nëse ai paraqitet personalisht. Afrika e Jugut është një anëtar i ICC-së, që do të thotë se ata do të ishin të detyruar të arrestonin Putinin nëse ai futej në këtë vend.

Kryqi i Kuq i Bjellorusisë ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar pasi shefi i tij i tha televizionit shtetëror bjellorus se kjo organizatë është e përfshirë në mënyrë aktive në sjelljen e fëmijëve ukrainas nga zonat e pushtuara nga Rusia në Bjellorusi.  

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

SHBA ka njoftuar 1.3 miliardë dollarë ndihmë shtesë për sigurinë për Ukrainën. Paketa është vendosur të përfshijë aftësitë dhe municionet e mbrojtjes ajrore. “Ky njoftim përfaqëson fillimin e një procesi kontraktimi për t’i ofruar Ukrainës aftësi shtesë prioritare”, thuhet në një deklaratë nga Pentagoni të mërkurën.

Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë të enjten një propozim për të shpenzuar deri në 20 miliardë euro për armë, municione dhe ndihma të tjera ushtarake për Ukrainën gjatë katër viteve. Propozimi është pjesë e një përpjekjeje për të vendosur mbështetjen e BE-së për Kievin në një bazë afatgjatë.

Përpjekja për rebelim e grupit ëagner në qershor tregoi se Putini ishte nën presion, ka thënë shefi i shërbimit të spiunazhit të huaj MI6 të Britanisë, Richard Moore, në një fjalim të rrallë publik. Moore tha se ishte optimist për kundërsulmin e Ukrainës dhe u bëri thirrje rusëve të tmerruar nga lufta në Ukrainë që të spiunojnë për Britaninë. “Dera jonë është gjithmonë e hapur … Sekretet e tyre do të jenë të sigurta me ne”./The Guardian

Rruga Press

YouTube player