Bota

(Video) Momenti kur kullat e fabrikës së kaldajave në Mariupol shemben si pasojë e sulmeve ruse

Autoritetet lokale në veri të Ukrainës – përkatësisht në qytetin port Mariupol, kanë bërë të ditur se forcat ruse kanë bombarduar fabrikën e kaldajave – duke e shkatërruar të tërën.

Në një kumtesë të publikuar në Telegram, Petro Andryushchenko, tha se në vend që ky qytet të përgatitet për dimrin e ashpër – forcat ruse goditën pjesën e bojlerëve të kaldajave, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Ai gjithashtu theksoi se shpërthimi nga bombardimi i ushtarëve rusë, është dëgjuar në pothuajse çdo pjesë të këtij qyteti ku vazhdojnë të zhvillohen luftime të ashpra.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shfaq momentin kur dy kulla të kësaj fabrike shemben si pasojë e sulmit ajror të ushtrisë së Vladimir Putinit.

Në anën tjetër, ushtria ukrainase dhe ajo ruse po vazhdojnë luftimet e ashpra në pothuajse tërë territorin e Ukrainës.

Lexo më shumë  SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Megjithatë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia mund të intensifikojë sulmet në prag të festës së pavarësisë së Ukrainës. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *