Lajme

Sekretari Blinken i gatshëm të përfshihet ne dialogun Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price, deklaroi se Sekretari Anthony Blinken, nuk do të hezitojë të përfshihet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Para mediave, Price tha të hënën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të inkuadruara në proces dhe në partneritet me Bashkimin Evropian dhe se po i përkrahin fuqishëm të dy palët e dialogut, transmetoi mediumi “ThePavlovicToday”.

“Është një dialog që ne e mbështesim shumë dhe mendojmë se është detyrë e të dyja palëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi në masën maksimale, për t’i çuar përpara diskutimet e tyre mbi marrëdhëniet e normalizuara, të përqendruara edhe në njohjen reciproke”, tha Price, duke potencuar se emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitat në Kosovë dhe Serbi do t’i zhvillojë për të shprehur mbështetje.

Lexo më shumë  Sveçla: Luftimi i migrimit të paligjshëm është prioritet

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit shtoi se SHBA-ja dhe BE-ja kanë interesim dhe angazhim maksimal për dialogun mes dy vendeve.

“Sekretari Blinken nuk heziton t’i telefonojë palët personalisht, në rast se angazhimi i tij është përbërës i domosdoshëm”, tha Price.

Të martën, në Kosovë do të mbërrijë emisari amerikan, Gabriel Escobar, ndërsa të mërkurën i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Lexo më shumë  Si e nxorën zbuluar Ramën kryebashkiakët e Rilindjes që i mbushën sallën me patronazhistë në Athinë

Escobar vjen në Kosovë pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, i ndërmjetësuar nga BE-ja. Takimi rezultoi pa ndonjë marrëveshje për targat e letërnjoftimet dhe u lexua si humbje nga pala serbe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *