Lajme

(Video) “Mirë se erdhe Kryeministër”, pritja e Kurtit me flamuj edhe nëpër ballkone nga qytetarët në Shkup

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot po qëndron për vizitë në qytetet  shqiptare të Maqedonisë së Veriut, fillimisht në Shkup dhe mandej edhe në atë të Tetovës, ku do të realizojë takime me përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe Çairit.

Gjatë vizitës në këto dy komua, siç është thënë në njoftim kryeministri Kurti në Çair të Shkupit, do të marrë pjesë në ceremoninë e ri-emërtimit të rrugës me emrin e veprimtarit Adem Demaçi, kurse në Tetovë në inaugurimin e rrugës që lidh fshatin Sellcë dhe Vicë.

Lexo më shumë  Kurti përkujton masakrat në Pejë: Serbia duhet të japë përgjegjësi

E përveç pritjes institucionale, mirëpritja e kryeministrit Albin Kurti në Shkup po bëhet edhe nga qytetarët.

Atje janë parë qytetarë të shumtë që po vendosin nëpër ballkone flamuj kombëtar, atë të Kosovës dhe fotografi të Kurtit me mbishkrimin “Mirë se erdhe Kryeministër”.

Edhe nga Komuna e Tetovës kanë publikuar agjendën e vizitës së kryeministrit Kurti në qytetin e Tetovës.

16:00 – Arritja në komunën e Tetovës

16:00-16:15 – Takimi me kryetarin e komunës së Tetovës në zyrë.

17:00 – Arritja në rrugën e fshatit Vicë në Tetovë.

17:30-17:45 – Fshati Vicë – Deklaratë për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Tetovës Bilall Kasami.

20:30 – 22:00 – Koncert kushtuar ardhjes së kryeministrit Albin Kurti.

Rruga Press

YouTube player