Lajme

Dodiku nën aktakuzë/ Prokuroria e Bosnjës vihet në veprim kundër shërbëtorit të Putinit

Zyra e Prokurorit e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritur aktakuzë kundër presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe kundër drejtorit të gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiç, të cilët akuzohen për veprën penale “dështim për t’i zbatuar vendimet e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Lexo më shumë  Arrestohet një person për thyerjen e xhamit të Kuvendit të Kosovës, i dyshuari del se ka dosje për disa raste në Polici. Për posedim të paautorizuar të armës, dhunë në familje dhe vjedhje

Lajmi u konfirmuar nga Zyra e Prokurorit e Bosnjës dhe Hercegovinës (ZPBH) për Radion Evropa e Lirë (REL) më 11 gusht.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës tha të premten për REL-in se kishte marrë kërkesë për konfirmimin e aktakuzës kundër Dodikut dhe Lukiqit nga ZPHB-ja.

Më 9 korrik, Zyra e Prokurorit e formoi një ekip të përbërë nga tre prokurorë, pasi u publikua dekreti i Dodikut në gazetën zyrtare të Republikës Sërpska, në lidhje me mospublikimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë Schmidt.

Lexo më shumë  Fondet e Mbrojtjes përfunduan tek biznesi i Agasit: Puca e Yeffet hapën biznes kuajsh me paratë e shqiptarëve

Rruga Press

YouTube player