Uncategorized

(Video) Mediat e Putinit kapen mat – Qarkulluan videon e manipuluar ndaj Zelenskit për ta denigruar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë xhiron e rrjeteve sociale së fundmi. Këtë herë, presidenti duket në një video të shpërndarë duke komunikuar me disa persona para kompjuterit të tij, teksa pranë tij duket një sasi kokaine.

Këto pamje janë publikuar nga media ruse, por kanë rezultuar të rreme.

Në videon e manipuluar, një sasi e dukshme pluhuri i bardhë shihet pranë Zelensky-t teksa ai zhvillon një video-konferencë me Elon Musk. Nuk kaloi shumë kohë dhe u publikua video origjinale e Zelenskyt pa kokainë në tavolinë. 

Kjo nuk është hera e parë që mediat ruse dalin me lajme dhe me video të manipuluara ku tentohet denigrimi i figurës së presidentit ukrainas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *