Lajme

Qindra qytetarë dënohen çdo vit për ndërhyrje në banesa

Gjatë vitit 2021 ndërtimet pa leje u rritën me 11 % krahasuar me vitin 2020.

Tendenca në rritje lidhet edhe me faktin se shumë qytetarë kanë qenë të detyruar të ndërhyjnë në banesat e tyre, për shkak të dëmeve që ka lënë pas tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Euronews Albania ka siguruar disa dëshmi të qytetarëve të dënuar nga gjykatat për ndërtim të paligjshëm.

“Banesa ishte dëmtuar nga tërmeti me çarje muresh dhe soletë, kam qenë e detyruar të kryej punime,” – u shpreh një e dënuar.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

 “Punimet janë diktuar edhe nga dëmtimet e tërmetit të datës 26.11.2019 në banesën time,” – tha një tjetër i dënuar.

 “Fillova ndërtimin e një shtëpie në tokën time pasi për shumë kohë jetova me qira. Shtëpinë e vjetër ma ka prishur tërmeti,” – rrëfeu një tjetër qytetar.

Shumica e të dënuarve rezulton se kanë kryer ndërtime në banesat e tyre pa marrë lejen përkatëse ose në tejkalim të lejeve për rikonstruksion dhe punime të brendshme.

Lexo më shumë  Bulliqi dhe Aliu nënshkrujanë memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milion euro

Në padijeni të këtyre procedurave ishte dhe një 81-vjeçar në fshatin Ndroq të cilit gjithashtu i ishte dëmtuar shtëpia nga tërmeti.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar për ndërtim të paligjshëm me 4 muaj burg. Por i moshuari nuk u dërgua në qeli, ai e vuajti dënimin me qëndrim në banesën e tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *