Kuriozitete

(Video) Me armë në dorë dhe duke kërcyer në stilin e John Travoltas, ushtari ukrainas bëhet hit në internet

Frika nga një sulm i mundshëm i Rusisë duket se nuk e ka prekur humorin e një ushtari ukrainas, i cili është bërë hit në internet për shkak të kërcimit të tij.

Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në rrjete sociale shihet ushtari ukrainas duke vallëzuar në mes të dëborës.

Me armë në krahë dhe i veshur me kamuflazh, ai vallëzon në stilin e John Travoltas me hitin e Whitney Houston, “Queen of the Night”.

Deri më tani nuk dihet se ku është vendndodhja e ushtarit, ku është realizuar videoja, por në terrenin me borë shihen gjurmët e mjeteve motorike duke lënë të kuptohet se është afër një baze ushtarake.

Rruga Press

YouTube player