Lajme

Osmani përkujton masakrën ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën ndaj 10 qytetarëve shqiptarë në veri të Mitrovicës ndërmjet 3-4 shkurtit në vitin 2000.

Osmani tha se Mitrovica nuk do ta harrojë asnjëherë tmerrin që ndodhi gjatë kësaj mbrëmje, ku u vranë 10 qytetarë, mes tyre pleq, gra e fëmijë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, presidentja ka thënë se kujtimi për këto viktima do të rëndojë mbi ndërgjegje derisa autorët të dalin para drejtësisë.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

“Kujtimi për ta do të rëndojë ende mbi ndërgjegjet tona, derisa autorët, pjesë të bandave kriminale të nxitura nga Serbia, të dalin para drejtësisë. 25 të plagosur nga ajo natë dhe 1664 familje të dëbuara me gati 12 mijë anëtarë nga ajo pjesë janë dëshmi e natës së trishtë, kur ata pësuan vetëm pse ishin shqiptarë por edhe dëshmi se spastrimi etnik ndaj shqiptarëve në veri të vendit vazhdoi edhe pas luftës”, ka shkruar ajo.

Kanë kaluar 22 vjet që kur një grup i armatosur i serbëve kishin vrarë 10 qytetarë shqiptarë dhe kishin plagosur 25 të tjerë.

Pas natës së 4 shkurtit rreth 1,600 familje me rreth 11,500 banorë u shpërngulën nga pjesa veriore e Mitrovicë, pasi u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre.

Rruga Press

YouTube player