KryesoreSport

(Video) Luiza Gega e përlotur: Zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim

Sportistja Luzia Gega është përlotur gjatë ceremonisë së pritjes në aeroportin ‘Nënë Tereza”.

Gega, teksa u shfaq e emocionuar, u shpreh para mediave se ndihet më krenare se kurrë. Ajo nënvizoi se i tregoi Europës se edhe shqiptarët mund t’ja dalin edhe se vijnë nga një vend i vogël.

“Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë që më bëtë. Ndihem vërtet shumë e vlerësuar. Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku unë jam sot. Kam shumë vite që sakrifikoj për të qenë këtu ku jam sot. Zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim. Sot jam më krenare se kurrë. Kjo është arsyeja pse unë derdha lot në vijën e finishit, sepse m’u kthye e gjithë koha mbrapsht që sa me mund, me sakrificë dhe në fund i tregova Europës që edhe ne mund t’ia dalim edhe pse jemi një vend i vogël dhe me shumë gjëra për të përmisuar. Nëse duam atë që bëjmë, mund t’ia dalim. Gjërat vitet e fundit kanë ndryshuar për sportin, të paktën unë këtë e kam ndjerë. Mbrapa ka edhe një shpërblim që merret. Kam marrë mbështetje nga ministria nga Komiteti Olimpik. Çdo i ri shqiptar mund t’ia dalë. E vetme nuk do ia kisha dalë kurrë pa mbështetjen e trajnerit “, u shpreh Gega.

Lexo më shumë  Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës.

Gega kurorëzoi kështu me një medalje të artë një sezon të jashtëzakonshëm, ku ka dominuar kudo që ka garuar. Kampione e Europës, në një garë që ajo nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, duke qenë gjithnjë në krye dhe e shkëputur ndjeshëm nga të gjitha rivalet, që duelonin vetëm për podiumin.

Lexo më shumë  Lista Serbe nuk çertifikohet nga KQZ-ja si pjesmarrëse në zgjedhje

Një triumf i madh për Luiza Gegën, trajnerin e saj Taulant Stërmasi dhe atletikën shqiptare.

Pas finishit, loë gëzimi për atleten shqiptare, që mori flamurin kuqezi në krahë dhe e valëviti në gjithë pistën, duke festuar një triumf të jashtëzakonshëm për të. 33-vjeçarja bëri realitet ëndrrën e saj, duke u ngjitur në majën e podiumit.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *