Bota

Ministri radikalist i Vuçiqit falënderon Putinin dhe krenohet që Serbia nuk i vuri sanksione Rusisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka falënderuar Rusinë për siç ka thënë mbështetjen e vazhdueshme që ia ka dhënë vendit të tij.

Vulin ndodhet për vizitë në Moskë dhe të hënën në mesditë është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.

Sipas komunikatës të ministrisë që udhëheq Vulin, ai ia ka kujtuar Lavrovit se Serbia “nuk e harron vëllazërinë” dhe se nuk ka pranuar t’i vë sanksione Rusisë.

“Ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin, theksoi se Republika e Serbisë e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk e harron vëllazërinë shekullore dhe se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk vendosi sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk u bë pjesë e histerisë anti-ruse”, thuhet në njoftim.

Vulin e quajti Lavrovin mik të sinqertë të serbëve dhe i shprehu mirënjohje, siç tha për “respektimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe mosnjohjen e Kosovës”.

Lexo më shumë  Lideri i opozitës izraelite: Netanyahu dhe qeveria e tij janë një kërcënim ekzistencial për vendin

Sipas njoftimit, Vulin i shprehur edhe keqardhje Lavrovit që nuk u lejua të vizitojë Beogradin më 7 qershor. Shtetet anëtare të NATO-s që rrethojnë Serbinë nuk lejuan fluturimin e aeroplanit me Lavrovin në bord, për çka diplomatit rus iu desh të anulonte vizitën.

“Në takimin mes ministrave serb dhe rus u theksua se edhe në kohë sfidash të mëdha, Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie të jashtëzakonshme diplomatike dhe bashkëpunim të suksesshëm dypalësh, ashtu siç presidenti Vuçiq dhe presidenti Putin kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira personale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Serbia u ka rezistuar deri më tash thirrjeve e presioneve nga Perëndimi për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë. Është ndër shtetet e vetme në Evropë që nuk e ka bërë këtë.

Lexo më shumë  Parandalohet kontrabanda me mallra nga Serbia – sekuestrohen mbi 900 pako me “Plazma”

Kujtojmë se Ministri i Brendshëm serb është personi i parë që ka folur për herë të parë për atë që prej tij quhet si “Bota Serbe”, gjë që shpreh ambiciet ekspansioniste të shtetit serb për marrë territore në Kosovë, Bosnje dhe Mali të Zi. E folura e tij publike i ngjan shumë retorikës së kriminelit serb Sllobodan Millosheviq, i cili kreu gjenocid në Bosnje dhe në Kosovë. Në këtë pikë, për nga retorika e radikalizmit politik gjenocidal Vulini arrin ta tejkalojë edhe vetë udhëheqësin e tij, presidentin serb Vuçiq, kjo me gjasë me lejen e këtij të fundit, që përmes kësaj në opinionin ndërkombëtar Vuçiqi të shihet si më i moderuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *