Lajme

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Serbia kërcënim për paqen në Ballkan, jo Kosova

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka thënë se “Serbia është kërcënimi real për paqen në Ballkan e jo Kosova”.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se “NATO do ta bëjë punën e saj”, duke iu referuar kërcënimit potencial të paqes nga Serbia.

“Luftënxitje në Ballkan nga Vuçiqi. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mire”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Il Fatto Quotidiano: Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria në drejtimin e Ramës cilësohet narko-shtet nga gazetarët italianë

Të dielën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes një adresimi ka thënë se “nëse NATO s’i mbron serbët atëherë këtë do ta bëjë Serbia”.

Kjo deklaratë ka ngjallur shqetësime dhe reagime në arenën ndërkombëtare. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Stoltenberg zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Kiev
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *