Bota

VIDEO live, asteroidi kalon pranë Tokës: Sa rrezikon?

Një asteroid, potencialisht i rrezikshëm për planetin tonë, do të kalojë pranë Tokës, duke shkaktuar, qoftë edhe përkohësisht, një alarm.

Asteroidi i madh quhet “7482 (1994 PC1)” dhe diametri i tij kalon një kilometër. Shpejtësia me të cilën do të kalojë llogaritet në 70,415 kilometra në orë. Trupi qiellor do të jetë i vendosur në një distancë prej 2 milionë kilometrash nga Toka.

Lexo më shumë  Zvicra “del” nga neutraliteti, paketë ndihme prej 4.4 miliardë paundsh për Ukrainën

Asteroidi që u gjet në vitin 1994 e bën shpesh këtë “udhëtim” dhe ka kaluar sërish nëpër tokë dhe akoma më afër atij që do të kalojë tani. Herën tjetër që do të jetë shumë pranë Tokës do të jetë më 2 shtator 2057.

Shkencëtarët e NASA-s e klasifikojnë atë si një “asteroid potencialisht të rrezikshëm” për Tokën, pikërisht sepse kalon në një distancë prej më pak se 7.5 milionë kilometra nga orbita e Tokës rreth Diellit.

Lexo më shumë  Nga dollarët, te municionet, armët dhe dronët, shpallet nesër paketa e ndihmës 6 mld USD për Ukrainën
YouTube player

YouTube player