Lajme

(Video) “Lëre se ka gazetarë…”, gafa e drejtorit të policisë Tiranë për të mbuluar dhunën ndaj protestuesve

Dhuna e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve që kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera të shportës ishte e pranishme edhe në protestën e djeshme në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Por rasti më flagrant është kur vetë drejtori i Policisë në Tiranë, Lorenc Panganika, i ka kërkuar efektivëve të vetë të mos ushtrojnë dhunë ndaj një protestuesi sepse ka gazetarë.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Pra, kryepolici jep urdhër për shmangie të dhunës jo sepse kjo nuk është e lejueshme, por vetëm sepse rreth e rrotull ka gazetarë.

Po të mos kishte gazetarë, dhuna ndaj protestuesve mund të ushtrohej lirisht, kjo është logjika e drejtorit të Policisë Tiranë, Lorenc Panganika. Shihni videon më poshtë të publikuar nga “Jeta Osh Qef”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *