Sport

(Video) Laura Colturi shpallet kampione e Botës në ski për Shqipërinë

Skiatorja e re me origjinë italiane që përfaqëson Shqipëria në garat e Kupës së Botës, pas suksesit të djeshëm, sot arrin titullin e kampiones së Botës për moshën deri 18 vjeç.

Shqipëria tani ka edhe një kampione Bote për të reja në sportin e skive. Në garën e sllallomit gjigand për Kupën e Botës, event që po zhvillohet në Sant’Anton të Austrisë, skiatorja Laura Colturi, me origjinë italiane por që përfaqëson Shqipërinë, zuri vendin e parë në këtë garë klasike të skijimit, duke merituar edhe titullin e lartë të kampiones së Botës për të reja.

Lexo më shumë  “Gazetarët u sulmuan nga figurat politike”- Nga liria e shprehjes, dhuna ndaj grave dhe kampi i refugjatëve, Shqipëria për "faqe të zezë" edhe nga Amnesty International

Pa dyshim, ky sukses i parë dhe i madh i sportit të skive, njëherësh është edhe një sukses i konsiderueshëm edhe për sportin shqiptar, i cili tashmë ka në gjirin e tij edhe një kampione të Botës, në një sport relativisht pak të praktikuar në vendin tonë.

“Objektivi im është që të marr maksimumin në çdo garë. Nuk e ndiej presionin, pasi që e vogël jam mësuar që të flitet për mua”,- tha skiatorja shqiptare, në një intervistë dje për ‘To Channel’, teksa u shpall kampione për moshën 18-vjeçare edhe në garën Daun Hill.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *