Bota

BBC reportazh për miqësinë serbo-ruse: Nga mercenarët serbë në Wagner, deri tek mos vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë

Televizioni publik britanik, BBC ka shkruar një artikull të gjatë rreth lidhjeve të serbëve me shtetin rus.

Mediumi tregon se së fundi agjencitë e lajmeve të Rusisë kanë publikuar një video teksa shfaqen “vullnetarë” serbë duke u stërvitur për të luftuar përkrah trupave ruse në Ukrainë.

Grupi mercenar i Rusisë, Wagner bëri videot në gjuhën serbe për të inkurajuar rekrutimin për luftë.

Kritikët shpesh e akuzojnë Serbinë se po i jep përparësi miqësisë së gjatë me Rusinë mbi ambicien e saja për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

Numri i rekrutëve serbë të përfshirë nuk duket të jetë i rëndësishëm. Disa luftuan përkrah forcave ruse në Ukrainë në vitin 2014, por jo me miratimin zyrtar të shtetit.

Të enjten, një avokat serbë në Beograd dhe grupe kundër luftës ngritën kallëzime penale kundër ambasadorit rus si dhe kreut të agjencisë së informacionit dhe sigurimit shtetëror të Serbisë (BIA) për rekrutimin e dyshuar të serbëve për grupin Wagner.

Në Beograd, ku muralet provokuese janë jashtëzakonisht të zakonshme, emblema e kokës së vdekjes së Wagnerit u shfaq në një mur në qendër të qytetit javën e kaluar.

Lexo më shumë  Ministri francez i Mbrojtjes: Një ‘forcë e reagimit të shpejtë’ evropian mund të krijohet që në vitin 2025

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq këtë javë e bëri të “qartë” qëndrimin e Beogradit se “Për ne, Krimea është Ukrainë, Donbasi është Ukraina dhe kështu do të mbetet”.

Ky qëndrim nuk ka mjaftuar për t’i bërë përshtypje Parlamentit Evropian, sepse Serbia ka refuzuar vazhdimisht të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Për herë të dytë, eurodeputetët kanë miratuar një rezolutë që kërkon pezullimin e negociatave të anëtarësimit derisa Serbia të vendosë sanksione ndaj shtetit rus.

Për sa kohë që BE-ja tregoi pak entuziazëm për zgjerimin e bllokut për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, kishte kuptim që Serbia të mbante lidhje miqësore me Moskën.

Ai i kujtoi Brukselit se Beogradi kishte mundësi të tjera. Gaz me çmime të lira, ku Gazpromi rus ka në pronësi shumicën e aksioneve mbi kompaninë serbe të naftës NIS dhe refuzimi i Rusisë për të njohur pavarësinë e Kosovës ishin arsye praktike për të qëndruar krah Rusisë.

Por pushtimi i Ukrainës ka ndryshuar perceptimet. Beogradit nuk i bëri përshtypje kur presidenti Putin iu referua pavarësisë së Kosovës si justifikim për njohjen e pavarësisë së zonave të Ukrainës lindore të okupuar.

Lexo më shumë  Paralajmëron Macron: Evropa mund të vdesë

Ndërkohë, Brukseli e kuptoi me vonesë se frenimi ndaj Ballkanit Perëndimor po i linte hapësirë Moskës që të ndërhynte. Bisedimet e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u zhbllokuan me shpejtësi – dhe Bosnja mori statusin e kandidatit.

Pra, nëse presidenti i Serbisë ka pritur momentin për t’u kthyer me vendosmëri drejt Perëndimit, ky mund të jetë ai rast. Vuçiq ka paralajmëruar për biseda “shumë të vështira” me të dërguarit special të BE-së dhe SHBA-së – dhe thotë se do t’u drejtohet serbëve gjatë fundjavës për t’u treguar atyre “çfarë kërkohet dhe pritet nga Serbia në lidhje me Kosovën dhe sanksionet kundër Rusisë”.

I pari i shtetit serb ka bërë komente të ngjashme edhe më parë – pa u zotuar kurrë për një ndryshim të madh të politikës. Por këtë javë ai përsëriti edhe një herë se trajektorja e Serbisë ishte drejt Perëndimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *