Bota

(Video) Intensifikohen luftimet, tanket izraelite filmohen pranë qytetit të Gazës

Tanket izraelite kanë hyrë në perfiferi të qytetit të Gazës mëngjesin e kësaj të hëne dhe kanë bllokuar një rrugë kyçe nga veriu në jug të territorit palestinez të shkatërruar nga lufta, thanë dëshmitarët për AFP.

Dëshmitarët thonë se tanket janë parë në lagjen Zaytun, ku në rrjete sociale janë publikuar dhe videot e para.

“Ata kanë bllokuar rrugën e Salahedinit dhe po qëllojnë në çdo automjet që tenton të ecë përgjatë saj”, deklaroi një banor.

Lexo më shumë  Pas 40 vitesh në Çernobil/ Natyra ka pushtuar atë që lanë njerëzit (PAMJE TE RRALLA)

Ndërkohë që për median turke Anadolu Agency, qytetarët kanë raportuar se automjetet e blinduara izraelite u panë duke lëvizur në lindje të Gazës duke arritur në rrugën Salah al Din në qytetin e Gazës.

Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha gjithashtu gjatë një konference të rregullt për shtyp se ushtria po “përparon gradualisht” në Gaza dhe do të shtojë ofensivën “sipas fazave, qëllimeve të luftës”.

Lexo më shumë  Zelensky për Witkoff dhe Kushner: Është mungesë respekti të shkosh në Moskë dhe të mos vish në Kiev

Duket se forcat izraelite po përparojnë në brendësi të enklavës pas bombardimeve nga ajri që pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Rruga Press

YouTube player