Lajme

(Video) Dalin pamje ku shihet Oliver Ivanoviqi duke dalë nga banesa pak para se të vritej

Në gjykimin për vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit, Oliver Ivanoviq, në seancën e së hënës është bërë shikimi i një video-incizimi të kamerave, ku shihet i ndjeri Ivanoviq duke dalë nga ndërtesa ku banonte, pak minuta para vrasjes së tij.

Në pamje shihet se pak para se dalë Ivanoviq nga ndërtesa, kalojnë dy vetura në atë rrugë, ku njëra nga veturat e tipit Opel Astra” ishte pa targa, raporton Betimi për Drejtësi.

Lexo më shumë  Zeka: Për herë të parë në QKUK përdoret ilaçi që kushton mbi 2 milionë euro
YouTube player

Këtë video-incizim e ka propozuar të shikohet mbrojtësi i të akuzuarit Marko Roshiq, avokatit Mahmut Halimi.

Seanca gjyqësore për këtë rast është duke vazhduar.

Rruga Press

YouTube player