Video/ Gjermania do të furnizojë Ukrainën më 16 tanke BIBER
Gjermania do të dërgojë 16 tanke BIBER për forcat ukrainase, sipas një deklaratë të ministrisë gjermane të mbrojtjes, shkruan The Guardian.
“BIBER do t’u mundësojë trupave ukrainase të kalojnë ujërat ose pengesat gjatë luftimeve. Këtë vit do të dërgohen fillimisht 6 tanke duke filluar nga vjeshta. Ndërsa 10 tanket e tjera do të dërgohen vitin e vitin e ardhshëm,” tha ministria në një deklaratë.
Qeveria gjermane është përballur me akuza se ka kundërshtuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Por pas kritikave të shumta, kancelari Olaf Scholz u detyrua të dërgonte tanke dhe armë të rënda në Ukrainë.
Rruga Press