Lajme

​Një nga ditët më të errëta të historisë shqiptare/ 109 vjet nga përfundimi i Konferencës së Londrës

109 vjet më parë përfundoi punimet Konferenca e Londrës, në të cilën u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i saj.

Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet në dhjetor të 1912-s, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.

Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga ajo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Konferenca u diktua prej shpërthimit të luftës së parë ballkanike.

Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).

Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre.

Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë.

Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të veprimtarit dhe të burgosurit politik, Afrim Morina

Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë.

Fuqitë e mëdha bien dakord që Shqipëria të vendoset nën sovranitetin e princit gjerman Wilhelm Friedrich Heinrich (shqip Princ Vidi ose Princ Vilhelm Vidi). Gruaja e tij, princesh Sofia e Saksonisë (1885-1936) rridhte nga familja e njohur Gjika me origjinë shqiptare.

Mbretëresha Elisabeth e Rumanisë, kur mësoi se Fuqitë e Mëdha, ishin në kërkim të një aristokrati si mbret të Shqipërisë, përdori ndikimin për të emëruar nipin e saj, Vidin në këtë post. Përfundimisht Fuqitë e Mëdha evropiane – Austrio-Hungaria, Britania, Franca, Gjermana, Rusia dhe Italia – zgjodhën Vidin për të qeverisur Shqipërinë e re të pavarur.

Njoftimi u shpall zyrtarisht në nëntor 1913 dhe vendimi u pranua nga Ismail Qemali, kreu i qeverisë së përkohshme në Vlorë.

Në vitin 1913, evropiano perëndimorët e konsideronin Shqipërinë një vend të varfër, pa ligje, të prapambetur; shtypi francez i referohej Vidit si “le Prince de Vide”, që do të thotë “Princ i Zbrazëtisë”. Vidi dhe gruaja e tij, princesh Sofia mbërritën më 7 mars 1914 në Durrës, ku u pritën me entuziasëm të madh, festimet zgjatën rreth 1 javë. Por me Shqipërinë në gjendje lufte civile që nga korriku 1914, me Greqinë që kishte zënë jugun e vendit, dhe me fuqitë e mëdha në luftë me njëra-tjetrën, regjimi i Vidit ra, dhe princi u larguar nga vendi më 3 shtator 1914.

Lexo më shumë  Kurti për regjistrimin e popullsisë: Kemi mbledhur të dhëna të rëndësishme për planifikimin e së ardhmes

Vidi shkoi fillimisht në Venecia, pastaj u kthye në Gjermani si kapiten në ushtrinë perandorake me emrin e luftës, “Konti i Krujës”. Pas luftës, Vidi ende ushqente ambicje për t’u rikthyer në Shqipëri, pavarësisht se Gjermania kishte dalë e humbur nga lufta. Shpresat e Vidit morrën fund më 31 Janar 1925 kur Shqipëria u shpall zyrtarisht republikë me president Ahmet Zogun, më pas mbret.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *