Lajme

(Video) FSK-ja kryen stërvitje me gjuajtje, publikohen pamjet

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka kryer stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin “Kompania në sulm”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se FSK-ja është duke marshuar me hapa të sigurt drejt arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota.

“Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së demonstroi profesionalizëm të lartë në stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin ‘Kompania në sulm’. Forca e Sigurisë së Kosovës marshon me hapa të sigurtë drejtë arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore”, ka shkruar Mehaj.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *